{"product_id":"pasojat-e-diskursit-sekularist","title":"Pasojat e diskursit sekularist","description":"\u003cp\u003e\u003cbr\u003eHistoriku i njerezimit ka përjetuar lindje te ideologjive te ndryshme, ku secila ka vazhduar te pretendojè se ka sjellë zgjidhje per njerezimin, por që, ne praktikë, kanë çaluar shumë-dimensionalisht per t'i ofruar njerezimit utopine e premtuar. Secila prej këtyre ideologjive ka qenë e pozicionuar ne rivalitet me zgjidhjen e vetme të pershtatshme per njerézimin, por qe, per shkak të egos dhe ëndjeve personale, jo çdo kujt i ka shkuar për shtati. Por, fatmirësisht, asnjëra nga këto ideologji me burime njerëzore nuk ka arritur te shtrije erresirën e saj për te penguar Dritën Hyjnore, perkunder shpurdhjeve te tyre shekullore. Kjo, sepse i Gjithëdituri i Urtë ka dhënë premtimin e Tij të pathyeshëm, se do ta ruajë Dritën e Tij deri ne çastet e fundit te kesaj bote, duke nxjerre nga çdo brez pishtare qe do t'ua ndriqojnë njerezimit rrugën népermjet dijes se delirë të trasheguar nga të derguarit e Krijuesit Fuqiplotë.\u003cbr\u003eFatkegesisht ideologjitë e tilla ndodhë të depertojne edhe nëpër shtresa te ndryshme të shogerisë muslimane, por, gardianët e fesë çojne në fund fjalën e dhënë misionit të shenjtë në mbrojtje te fesë, duke gdhendur pllakën e historisë me vepra të mahnitshme, ne sherbim të mirëgenies së zemrave të besimtarëve. Në zinxhirin e këtyre veprave historia shënon edhe një hallke me titull: \"Pasojat e diskursit sekularist\", e shejhut Ibrahim Sekran, ne të cilën autori bën një gershetim të mrekullueshëm mes veglave ideologjike moderne dhe vargjeve kuranore e citateve profetike në mbrojtje të metodologjisë së shëndoshë të brezave të parë në kuptimin e saktë të fesë, duke hedhur poshté idenë e rileximit te trashëgimisë fetare, risi kjo e cila rrënon parimet themelore të te kuptuarit të shëndoshë të fesë.\u003cbr\u003eAutori, duke u mbështetur ne pervojën e tij jetesore, i nxjerr ne shesh intrigat dhe kurthet e ndryshme të diskursit sekularist, të cilat synojnë perjashtimin e diskursit fetar nga diskutimet që behen per te gjetur zgjidhje për problematikat e njerëzve në jetët e tyre; synojne rrenimin e piramides se prioriteteve të individit musliman dhe futjen e ndjenjes së inferioritetit tek secili qe merr guximin të jetesojë praktikën e brezave të pare të artë. Të gjitha këto dhe të tjera e bëjnë shumë te nevojshem kuptimin e koncepteve të permendura në këtë vepër të mrekullueshme, sidomos për shtresat intelektuale që merren me thirrjen e njerëzve në kuptimin e shëndoshë te fesë.\u003c\/p\u003e","brand":"Oase Shop","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":56557204406616,"sku":null,"price":16.0,"currency_code":"CHF","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0878\/1738\/8376\/files\/PasojateDiskursitSekularist.jpg?v=1768744656","url":"https:\/\/oaseshop.ch\/products\/pasojat-e-diskursit-sekularist","provider":"Oase Shop","version":"1.0","type":"link"}